519.4 miliardë lekë për buxhetin e vitit 2019

Ministri Ahmetaj sqaroi se shpenzimet e vitit 2019 do të jenë 5.9 përqind më shumë se të vitit 2018. Rekord duket edhe shifra për mirëmbajtjen e rrugëve. “Në bashkëpunim me projektin e BB për mirëmbajtjen e rrugëve do të ofrojmë mbështetje financiare për këtë sektor si asnjë herë më parë që kap shifrën e gati

Ministri Ahmetaj sqaroi se shpenzimet e vitit 2019 do të jenë 5.9 përqind më shumë se të vitit 2018. Rekord duket edhe shifra për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Në bashkëpunim me projektin e BB për mirëmbajtjen e rrugëve do të ofrojmë mbështetje financiare për këtë sektor si asnjë herë më parë që kap shifrën e gati 4.4 miliardë lekëve”.download (2)

Në vitin 2019 do të rriten edhe pagat. Në arsim dhe shëndetësi deri në 7%, në Ministrinë e Mbrojtjes nga 10% deri në 19%  dhe diplomatëve deri në 20%.

Falë performancës në arsimin parashkollor, fondet për edukatorët do të rriten me 1.9% në raport me vitin 2018 dhe ndarja e fondeve për çdo bashki do të bëhet me një formulë që do të  mbështetet kryesisht në numrin e nxënësve përfitues – shpjegon ministri Ahmetaj.

 

 

 

/G.ASLLANI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar