Gruaja 50-vjecare me aftësi të kufizuara solli në jetë vajzën e saj të cilën e quajtën El’Ana. El’Ana është fëmija i parë i një çifti paraplegjik. Ajo ka lindur ditën e djeshme në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë dhe gëzon shëndet të plotë. Çifti Pirja nga dëshira e madhe për të patur një fëmijë, në
Gruaja 50-vjecare me aftësi të kufizuara solli në jetë vajzën e saj të cilën e quajtën El’Ana.
El’Ana është fëmija i parë i një çifti paraplegjik. Ajo ka lindur ditën e djeshme në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë dhe gëzon shëndet të plotë.
Çifti Pirja nga dëshira e madhe për të patur një fëmijë, në Gusht të vitit 2018 i janë drejtuar maternitetit “Koço Glozheni”. Zenepe Pirja ka marrë një përkujdesje të vaçantë nga stafi gjatë shtatzanisë dhe për të evidentuar problemet e ndryshme ka qëndruar në një dhomë të posaçme për 5 muaj.
Në fund mjekët janë shprehur se kjo shtatzani nuk ka qënë aspak e lehtë por u finalizua me sukses.|
P.Barjamllari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *