5 produktet më të mira teknologjike për vitin 2013

0

Kompania PCWorld analizoi mbi 100 produkte dhe nxorri 5 produktet më të mira teknologjike të këtij viti. Rradhitja sipas kompanisë është si më poshtë:

Në vendin e pestë kanë vendosur Razor Blade Gaming Laptop. Është një laptop i prodhuar posaçërisht për lojëra dhe është mjaft i shpejtë. Gjithashtu ka edhe një dizajnë mjaft tërheqës.

Në vendin e katërt është MOTO X. Ky smartphonë është prodhim i kompanisë “Motorola”. Telefoni cilësohet nga dizajni dhe sistemi i operimit si nga më të mirët në treg.

Vendin e tretë e zë Amazon Kindle Fire. Një tablet me një ekran 7 inch dhe me një rezolucion të lartë. Aplikacionet janë të shumta dhe mjaft të përdorshëm.

Në vend të dytë ndodhet përsëri një tablet, Surface Pro 2. Ky një prodhim i “Microsoft” dhe në bazë të cilësive që ka, arriti të jetë para Amazon Kindle Fire.

Në vendin e parë kompania e mirënjohur nuk ka vendosur një produkt të veçant, një telefon, komjuter apo tablet. Kompania ka vendosur procesorin e “Intel”. Procesori me emrin “Hasëell Processor” është vendosur në vendin e parë për shërbimet që ai kryen pa patur shumë energji dhe pa krijuar nxehtësi në pajisje.

/Ejup Lila/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here