45 ish-ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë

45 ish-ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë

Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë. Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira për jetesë, meqë kishte mbetur pa punë prej 10 vjetësh, e kishte shtyrë atë

Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë.

Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira për jetesë, meqë kishte mbetur pa punë prej 10 vjetësh, e kishte shtyrë atë drejt aktit fatal.

“Si me prezencën time, ashtu edhe pa të, ti vet po i rrit fëmijët. Unë moti veç po ju shpenzoj se nuk po ju ndihmoi asgjë”, i ka përsëritur bashkëshortja e tij fjalët e fundit që ua kishte lënë në letër, shkruan “Koha Ditore”.

Dikur ushtar i UÇK-së, 47 vjeçari A. H. nga komuna e Pejës, në mars të vitit të kaluar kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke kryer vetëvrasje. E përditshmja prishtinase shkruan se rrugën e tij që nga paslufta e ndoqën edhe plot 44 ish-ushtarë të tjerë.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar