Duke qenë se ambientet në Universitetin e Drejtësisë vazhdojnë të jenë të zëna nga një grup studentësh në formë ngujimi, dekanit Artan Hoxha nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër vecse të gjejë një ambient tjetër për të zhvilluar leksionet. Artan Hoxha ka komunikuar personalisht me anë të telefonit me ministren e Arsimit Besa Shahini për
Duke qenë se ambientet në Universitetin e Drejtësisë vazhdojnë të jenë të zëna nga një grup studentësh në formë ngujimi, dekanit Artan Hoxha nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër vecse të gjejë një ambient tjetër për të zhvilluar leksionet.
Artan Hoxha ka komunikuar personalisht me anë të telefonit me ministren e Arsimit Besa Shahini për të rënë dakort për zhvillimin e leksioneve në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Në Fakultetin e Drejtësisë nuk kanë munguar as tensionet dhe përplasjet mes grupeve të studentëve. Nga ana tjetër studentët e ngujuar akuzojnë policinë se ka ndërhyrë me dhunë për t’i nxjerrë nga ambientet e fakultetit. Ata po ashtu e cilësojnë si mos zgjidhje vazhdimin e mësimit nga pjesa tjetër e studentëve.
Për kamerën e News 24, një nga studentët e ngujuar deklaroi se ndaj tyre vazhdojnë presionet dhe kërcënimet me telefon.
“Është fakt i vërtetuar se ne kërcënohemi në rrjetet sociale, por edhe me numra. Na akuzohen edhe familjet. Në orët e vona të natës na kërkcënojnë në telefon, na thonë dilni nga ngujimi. Të vazhdosh mësimin tek Petro Nini nuk është zgjidhje, por mos zgjidhje. Gjimnazi nuk i ka kurrë kapacitetet e duhura, kësaj i thonë t’i shmangesh përgjegjësive”,- tha ai.
“Ne do presim edhe qëndrimin e pedagogëve deri më 1 shkurt, pastaj do marrim masat tona”,- shtoi ai.
BalkanWeb
E.Pashollari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *