Studentja ukrainase e mjekësisë Iryna Dvoretska , gjendet e vdekur në deborë, pasi e zbritën nga autobusi sepse nuk kishte biletë. Ishte ora 4 e mëngjesit në veri të ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë. Mesa duket shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy nuk ka dëgjuar justifikimin e saj, duke e lënë në mes të të ftohtit.
Studentja ukrainase e mjekësisë Iryna Dvoretska , gjendet e vdekur në deborë, pasi e zbritën nga autobusi sepse nuk kishte biletë. Ishte ora 4 e mëngjesit në veri të ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë.
Mesa duket shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy nuk ka dëgjuar justifikimin e saj, duke e lënë në mes të të ftohtit.
Pasi zbriti nga autobusi, Irina u përpoq të arrinte fshatin më të afërt i cili ishte 4 milje më tutje.
Për të arritur sa më shpejt i bie rrugës përmes pyllit. Sipas mediave lokale, studentja ishte nisur nga fshati i saj Rudnya-Knochynsk për të vizituar nënën e saj të shtruar në spitalin Olevsk të ukrainës veriore.
Trupi i studentes u gjet pas dy ditësh nga babai i saj.
Ndërsa ndaj shoferit janë nisur hetimet.
Gentjana Baçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *