3 persona në pranga, trafikuan 7 shtetase shqiptare

3 persona në pranga, trafikuan 7 shtetase shqiptare

Policia e shtetit pas një hetimi disa mujor ka arrestuar 3 shtetas me akuzën për trafikë femrash me qëllim shfrytëzim prostitucioni. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Shyqyri Stafuka, 23 vjeç, Bledar Stafuka 22 vjeç dhe Emiljano Tarja 23 vjeç. Nga hetimet

Policia e shtetit pas një hetimi disa mujor ka arrestuar 3 shtetas me akuzën për trafikë femrash me qëllim shfrytëzim prostitucioni.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Shyqyri Stafuka, 23 vjeç, Bledar Stafuka 22 vjeç dhe Emiljano Tarja 23 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme policia dyshon se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetimet, kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më passhfrytëzuar për qëllim prostitucioni në Zvicër dhe Gjermani shtatë shtetase shqiptare.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Binehouse”  në bashkëpunim me autoritete ligjzbatuese të Zvicrës dhe Gjermanisë po vijojn punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/Enkeleda Cami/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar