4 000 ushtarë amerikanë në pritje të sulmojnë ISIS-n   Rreth 4 000 ushtarë amerikanë janë në pritje për të mbërritur në bazën ushtarake Camp Arifjan në Kuvajt, ajo që konsiderohet si avangardën e forcave tokësore perëndimore kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak. Sipas gazetës së përditshme kuvajtiane “Al Khalij”, 4 000 mijë ushtarët amerikanë,

4 000 ushtarë amerikanë në pritje të sulmojnë ISIS-n

 

Rreth 4 000 ushtarë amerikanë janë në pritje për të mbërritur në bazën ushtarake Camp Arifjan në Kuvajt, ajo që konsiderohet si avangardën e forcave tokësore perëndimore kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak.

Sipas gazetës së përditshme kuvajtiane “Al Khalij”, 4 000 mijë ushtarët amerikanë, të cilët vijnë nga baza ushtarake Fort Carson në Kolorado do të dislokohen në bazën Camp Arifjan, në jug të shtetit të vogël të Gjirit, fqinj me Irakun.

Ndërkohë, Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit (CCG) dënoi me forcë vrasjen e 21 të krishterëve egjiptianë në Libi nga ana e ISIS-it duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë forcat në luftën kundër Shtetit Islamik.

Në CCG bëjnë pjesë Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Katari dhe Bahreini.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar