29 policë të lënduar në Prishtinë, arrestohen 33 studentë

Degradon në dhunë protesta e organizuar sot nga studentët për dorëheqjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Në një prononcim për mediat vendase, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi arrestimin e 33 protestuesve. Ai bën të ditur se 29 policë kanë pësuar lëndime. Borovci akuzon si fajtorë protestuesit për dhunën e

Degradon në dhunë protesta e organizuar sot nga studentët për dorëheqjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Në një prononcim për mediat vendase, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi arrestimin e 33 protestuesve.

Ai bën të ditur se 29 policë kanë pësuar lëndime. Borovci akuzon si fajtorë protestuesit për dhunën e përdorur, ndërsa për policinë tha se ata ishin në nivelin e përgjegjësisë. Zëdhënësi i policisë tha se studentët kanë përdorur mjete të forta, por edhe mjete të tjera – ngjyra dhe tretje tani për tani të paidentifikuar, që u kanë shkaktuar policëve lëndime të ndryshme.

Borovci po ashtu tha se policia është në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve, pra edhe të protestuesve, të cilët kanë të drejtën e protestës por pa rrezikuar lirinë e sigurinë e të tjerëve.   Borovci tha se nuk e di sa protestues janë të lënduar.

Policia e Kosovës ka përdorur sprejin djegës kundër protestuesve të mbledhur para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, gjatë përpjekjeve të këtyre të fundit për të depërtuar brenda oborrit të Rektoratit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, duke thënë se “punimet shkencore që rektorit Gashi i janë njohur si kontribut për promovimin e tij akademik, janë të botuara në një revistë fiktive shkencore në Indi”.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të hedhë në votim rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi gjendjen e krijuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Rekomandimet e LDK-së janë mbështetur edhe nga dy partitë tjera politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

 /Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar