Vlorë, shpërthen makina, humb jetën drejtuesi i automjetit, dy të plagosur

0

Vlorë-Një tritol i fushishëm ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetitn e Vlorës, nga ku një person ka humbur jetën dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë. Shpërthimi është shënuar rreth orës 07:15 në rrugën transballkanike Vlorë-Skelë, në sheshin “Omonia”.  Mjeti I tipit ‘Mistubishi I bardhë fuoristradën, me targa AA848 XJ në të cilin udhëtonin 2 persona ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur kur mjeti ka qenë në lëvizje , ku si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Isuf Brahimaj, rreth 44 vjeç. Viktima është gjetur i pajetë totalisht i shkrumbuar në derën e pasme të mjetit.

E plagosur ka mbetur pasagjerja Ornela Gjini 19 vjeç, e cila është dërguar me urgjerncë drejt spitalit rajonal të qytetit, ku ka marrë edhe ndihmën e parë. Burime nga spitali bëjnë me dije se 19 vjeçarja ka djegie të shkallës së tretë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë pritet transportimi i saj drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

I plagosur ka mbetue edhe një kalimtar i rastit, i cili është dërguar menjëherë në spoital dhe është në gjëndje jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të hetuar mbi ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë një shpërthim i telekomanduar, por ende shkaqet nuk bëhen të qarta.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here