Raketat izraelite vrasin 3 fëmijë palestinezë me aftësi të kufizuara

Një raketë izraelite ka goditur një jetimore në veri të Rripit të Gazës, ku si pasojë e shpërthimit kanë  humbur jetën tre vajza me aftësi të kufizuara. Sipas agjencisë  së lajmeve “ Quds Press” mendohet se gjatë këtij sulmi kanë mbetur të plagosura dhe disa infermiere. Një sulm i ngjashëm i cili ka shkaktuar 6

Një raketë izraelite ka goditur një jetimore në veri të Rripit të Gazës, ku si pasojë e shpërthimit kanë  humbur jetën tre vajza me aftësi të kufizuara.

Sipas agjencisë  së lajmeve “ Quds Press” mendohet se gjatë këtij sulmi kanë mbetur të plagosura dhe disa infermiere. Një sulm i ngjashëm i cili ka shkaktuar 6 viktima dhe mbi 20 të plagosur ka ndodhur në lagjen  Sheikh Radëan të Gazës.

Në Izrael nuk komentohet sulmi mbi jetimore. Sipas zëdhënësit  të forcave izraelite sulmet e vendit hebraik kanë qenë të provokuara nga Hamasi, i cili vazhdimisht ka fshehur raketa dhe armë në xhami e vende të tjera publike.

Ndërkohë  vazhdojnë sulmet ajrore në Gaza, gjatë të cilave janë rrafshuar mbi 282 shtëpi dhe 9mijë të tjera janë bërë të pabanueshme.

/Arjola Hajdini/

 

Tmerri-në-Gaza

Tmerri-në-Gaza2Tmerri-në-Gaza3

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar