Sipas shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, klima që politikanët shqiptarë kanë krijuar dhe skepticizmi i europianëve ndaj saj janë përgjegjëse për dështimin e marrjes së statusit. Ai u shpreh se në këtë gjendje kur populli është i varfër dhe mendon për hakmarrje e forcat politike vazhdojnë zënkat dhe nuk sillen si europianë, duket sikur jemi
Sipas shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, klima që politikanët shqiptarë kanë krijuar dhe skepticizmi i europianëve ndaj saj janë përgjegjëse për dështimin e marrjes së statusit.
Ai u shpreh se në këtë gjendje kur populli është i varfër dhe mendon për hakmarrje e forcat politike vazhdojnë zënkat dhe nuk sillen si europianë, duket sikur jemi në mesjetë. Është shumë normale që BE të trembet nga degradimi i vendit apo trazirat sociale që mund të sjellë.
Më tej z.Agolli ka vlerësuar faktin që refuzuam armët kimike, “një mik mbetet i tillë edhe kur thotë jo”, shprehet ai. Në lidhje me rritjen e taksave shkrimtari thotë se taksat që i merren popullit në mënyrë të tërthortë janë rritur dhe kjo do të sjelle varfëri të madhe, nuk është e thënë që rritja e çmimit të cigareve do t’i ndalojë përdoruesit, vetëm do t’i varfërojë ata.
Z.Agolli bën thirrje për një seleksionim të taksave sepse, sipas tij po taksohet truri dhe dija, nuk jetojmë në barazitizmin e Leninit.
B.Belegu
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *