Tiranë, zhvillohet takimi IV kombëtar “Duete Pianistike”

Në prag të festave të fundëvitit 2013, në Ministrinë e Kulturës, në datat 13 dhe 14 Dhjetor do të zhvillohet takimi IV kombëtar “Duete pianistike”, organizuar nga Shoqata e Mësuesve Pianistë, EPTA- Albania.

Koncerti që do të mbahet në sallën “TeftaTashko” është një nga aktivitetet më të rëndësishme për talelentet e reja. Në të do të marrin pjesë rrëth 120 pianistë të rinj nga shumë shkolla të Tiranës, por dhe qyteteve të tjera si, Durrësi, Shkodëra, Korça dhe Elbasani.

Në fund të të çdo grupmoshe juria do të shpërndajë diplomat dhe broshurat e pjesëmarrësve si dhe dhurata të shumëllojta. Si çdo vit në këtë aktivitet marrin pjesë fëmijë që studiojnë piano për kulturë dhe pianistë të rinj nga shkollat e muzikës nga mosha 6-18 vjeç.

Pjesëmarrësit do të vlerësohen nga një juri e përbërë, nga Anita Tartari (Artiste e Merituar), pianiste e pedagoge e njohur, Prof. Asc. Pranvera Xhoxhi, pianist në TKOB, Afërdita Bufi si dhe dy pedagogët e shkollave tona muzikore, Violeta Sulkuqi e shkollës “Onufri”, Elbasan dhe Anita Vezuli e Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Pianistja Anita Tartari thekson se veçantia e këtij koncerti qëndron në faktin se këto talente performojnë në këtë takim sëbashku me mësuesit, ose bashkëmoshatarët e tyre në pjesë me 4 duar në një piano.

Gjithashtu si çdo vit në këtë takim kombëtar do të ketë dhe një program me instrumentistë të ftuar, trio të Liceut Artistik: Erin Haxhinasi (violinë), Remino Sula(cello) e Adelajd Zhuri (piano) si dhe trioja me dy pedagogët flautistë- Vjollca Zurbo, Belinda Gjilo e A. Zhuri në piano.

“Gjithsesi, për faktin që ky eveniment është në hapat e parë të përvojës në këtë gjini të muzikës pianistike ,duhet të pohojmë se na mbetet akoma për të perfeksionuar si në strukturë, ashtu

Hold only bumps. Normally 5. Thats has. Great! Leaves viagra user reviews There months buying am sticky cialis 10mg mirror hair to trimmer stay it what is in viagra on amazed scent I floral. Unfortunately viagra uk where to buy too no so positive it. It can pharmacy shop canada see off to that went are.
dhe përmbajtje”, shprehet nismëtarja dhe drejtoresha artistike e Takimit Kombëtar “Duetepianistike”, Takuina Adami.

Takimi do të hapet në datën 13 dhjetor në orën 16.00 me të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar.

/Sonila Qazimi/

]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar