Përditësimi i informacionit në “Epokën Digjitale”

Kur vjen fjala tek marrja e informacionit dhe qytetarët u drejtohen faqeve zyrtare të institucioneve shqiptare nisin probleme me ambiguitetin apo mungesën e informacionit. E drejta e informimit është e drejte e çdo qytetari në ditët e sotme, por jo gjithmonë e vërejmë këtë të drejtë të legjitimuar konkretisht në  planin praktik. Nga analizimi i faqeve zyrtare të të gjithë ministrive dhe institucioneve kryesore vërejmë që qytetarët nuk mund të informohen plotësisht nga këto faqe online. Zakonisht përballemi me këto probleme: mungesë informacioni, informacion i papërditësuar, informacion i paplotë, statistika të vjetruara, mungesë analizash të mirëfillta mund ta marrim si problem dhe mungesën e anonimatit përgjatë denoncimeve të kryera. Faqet zyrtare të ministrive kanë të  njëjtin format, i cili është shumë i këndshëm sa i përket anës grafike, por nuk shohim përditësim me tërë ngjarjet ditore. Tek faqja e Bankës së Shqipërisë vërejmë akses për kategori shumë specifike dhe vështirë të aksesueshëm. Për të mos përmendur statistikat që lënë për të dëshiruar, nëse shohim faqen e Prokurorisë së Përgjithshme kemi vetëm disa statistika për vitin 2006-2011; ndërsa tre studimet e vetme të kryera datojnë rreth viteve 2008-2009 dhe nuk kanë asnjë informacion studimor për vitet pasardhëse. Vërehet mungesë informacioni kryesisht në të gjithë këto faqe, faqja e Ministrisë së Shëndetit nuk ka asnjë informacion mbi pacientët, gjendjen e ilaçeve apo kushteve spitalore thjesht paraqet disa të dhëna mbi disa viroza stinore. Të njëjtin problem hasim tek faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kemi më tepër vetëm reflektimin e disa shkresave dhe asgjë konkrete për studentët apo nxënësit në nivele të ndryshme. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka vetëm disa deklarata dhe  statistika të vjetruara. Pra problemi që konkludojmë në tërë këto faqe zyrtare është ambiguiteti, nuk kemi informacion të qartë për lexuesin. Sa i përket dhënies së feedbackut në disa faqe është më e lehtë dhe në disa të tjera është paksa më e komplikuar. Një gjë që shihet si një ndër hapat pozitivë të Qeverisw sw re është mundësia që u japin këto faqe qytetarit për të denoncuar, siç kemi faqen e Policisë së Shtetit, apo faqet e ministrive përkatëse. Pra qytetarët mund ta kryejnë hapin e parë të denoncojnë për çdo mangësi që vërejnë apo të kontaktojnë lidhur me kërkesën për të mira apo shërbime në këto faqe zyrtare. /Rovena Xhili/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar