2012-ta, ulet numri i ndërmarrjeve ekonomike

2012-ta, ulet numri i ndërmarrjeve ekonomike

Statistikat e fundit nga INSTAT tregojnë një tkurrje të numrit të ndërrmarrjeve për vitin 2012. Në fund të vitit 2012 numri i ndërrmarrjeve ra në 104 mijë ose 2.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2011. Pavarësisht hapjes së 12.700 biznese të reja, numri i bizneseve të mbyllura ka qenë më i madh duke

Statistikat e fundit nga INSTAT tregojnë një tkurrje të numrit të ndërrmarrjeve për vitin 2012. Në fund të vitit 2012 numri i ndërrmarrjeve ra në 104 mijë ose 2.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2011.

Pavarësisht hapjes së 12.700 biznese të reja, numri i bizneseve të mbyllura ka qenë më i madh duke sjell tkurrjen e bizneseve aktive, ku mbi 90 për qind e numrit total kanë 1-4 të punësuar. Numri i ndërrmarrjeve të mëdha që punësojunë mbi 50 vetë është 956 ose 0.9 për qind

Pjesa dërrmuese e sipërmarrjeve shqiptare është fokusuar në sektorin e shërbimeve ku 84 për qind e ndërrmarrjeve zhvillojnë aktivitetin e tregtisë, hotelerisë dhe turizmit.

Në prodhimin e të mirave punojnë 16 për qind e ndërrmarrjeve, ku pjesën dërrmuese e zë industria, ndërtimi, buqësia dhe peshkimi.

Në Shqipëri nga 16 mijë biznese prodhuese , vetëm mbi 9 mijë prej tyre janë ndërrmarrje të industrisë përpunuese.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar