Virusi AH1N1 i quajtur ndryshe gripi i derrit është rishfaqur përsëri në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka mbledhur komitetin e quajtur ‘ad-hoc’ drejtuar nga vetë ministri Ilir Beqja dhe specialistë të shëndetit publik dhe shërbimeve universitare. Ky komitet shqyrtoi rastet me grip derri dhe arriti në përfundimin që egzistojnë
Virusi AH1N1 i quajtur ndryshe gripi i derrit është rishfaqur përsëri në Shqipëri.
Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka mbledhur komitetin e quajtur ‘ad-hoc’ drejtuar nga vetë ministri Ilir Beqja dhe specialistë të shëndetit publik dhe shërbimeve universitare. Ky komitet shqyrtoi rastet me grip derri dhe arriti në përfundimin që egzistojnë 19 raste të prekur si dhe që Shipëria është mesatarisht e prekur nga ky virus, me prirje rritëse në 15 ditorin e fundit.
“Komiteti konstatoi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga situata e përgjithshme në Evropë, në Itali dhe në Greqi, ku bashkëqarkullojnë virusi sezonal i gripit dhe virusi pandemik i gripit. Ndërkohë që në Greqi, raportohet një qarkullim i shtuar me intensitet të lartë gripi. Komiteti udhëzoi gatishmëri të plotë të shërbimeve të laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe marrjen masave për shpërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral tamiflu nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitarë dhe rajonalë.”
Mjekët bëjnë thirrje që të kemi kujdes tani me ndërrimin e stinëve sepse dhe viruset gripale janë më të lartë. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël,të moshuarit si dhe të sëmurët kronikë .
“Nga ndryshimi i kohës, po dalim nga një stinë e dimrit, në një stinë pranverore, ka një shtim të rasteve me grip. Rastet janë të tilla që shfaqen me temperaturë të lartë, me rrjedhje hundësh, me dhimbje fyti, mund të jenë edhe me angina të zmadhuara. Po kështu ka edhe komplikacione të gripit, që janë bronkiti, bronkopneumonia dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Fëmijët e vegjël janë më të prekshëm dhe moshat e treta, pasi imuniteti është më i dobët”, – u shpreh mjeku patolog, Alfred Lulo.
/Shkëndije Çurri/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *