180 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi rikthehen në atdhe

180 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi rikthehen në atdhe

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, janë kthyer në Shqipëri. Sipas një raporti të bërë kohët e fundit rreth 18-22 % ose 180 mijë emigrantë janë larguar nga Greqia. Gazeta greke “Ta Nea”, thekson se, kjo ndodh për shkak të taksave të larta dhe rritjen e kostos së jetesës, si dhe nga kufizimi

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, janë kthyer në Shqipëri. Sipas një raporti të bërë kohët e fundit rreth 18-22 % ose 180 mijë emigrantë janë larguar nga Greqia.

Gazeta greke “Ta Nea”, thekson se, kjo ndodh për shkak të taksave të larta dhe rritjen e kostos së jetesës, si dhe nga kufizimi i mundësive dhe papunësinë që shkon në 27.4%.

Sipas raportit e ACIT-it (Albanian Center for Competitiveness and International Trade) thuhet se, “Kriza financiare ka detyruar shqiptarët që të rikthehen në vendin e tyre si kurrë më parë. Pas shumë vitesh qëndrim në Greqi, pasi janë bërë kryefamiljarë, kthimi në atdhe nuk është e lehtë për të gjithë shqiptarët.”

Autoritet në Shqipëri inkurajojnë rikthimin e emigrantëve, duke u akorduar një ndihmë financiare prej 60 euro për familje, por vetëm 5% e të riatdhesuarve kërkojnë dhe marrin këtë përkrahje financiare.  ACIT thekson se vala e të rikthyerve pritet që të vërë në presion shërbimet publike të Shqipërisë sidomos sistemin arsimor dhe atë shëndetësor.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar