Itali, “ngrin” thesari i mafias

Itali, “ngrin” thesari i mafias

Organet e drejtësisë në Itali, mengjesin e sotëm kanë sekuestruar një thesar prej 700 milionë eurosh, i përbërë prej pasuri të tundshme dhe të patundshme, i cili i përkiste njërit prej përfaqësuesve të kreut të ri të Cosa Nostra-s. Ky thesar i përkiste Giuseppe Grigoli, ose siç quhej ndryshe “mbreti i supermarketeve” për rolin e

Organet e drejtësisë në Itali, mengjesin e sotëm kanë sekuestruar një thesar prej 700 milionë eurosh, i përbërë prej pasuri të tundshme dhe të patundshme, i cili i përkiste njërit prej përfaqësuesve të kreut të ri të Cosa Nostra-s.

Ky thesar i përkiste Giuseppe Grigoli, ose siç quhej ndryshe “mbreti i supermarketeve” për rolin e tij në distribucionin e produkteve ushqimore. Sipas grupit hetimor Grigoli konsiderohet si përfaqësuesi i kreut te ri të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro.

Urdhëri për konfiskim të pasurive i dhënë nga gjykata lokale përfshin 12 kompani, 220 pallate dhe vila dhe 133 terrene prej 60 hektarësh. Sipas hetuesve kjo pasuri është ndërtuar në rrugë të jashtligjshme dhe pastrim parash.

Aktualisht Grigoli ndodhet në burg, ku po vuan dënimin prej 12 vitesh të dhënë nga gjykata për pjesmarrje në organizata mafioze.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar