16 ushqime për të shtuar në peshë

Sot çdo ditë e më shumë individë të ndryshëm kërkojnë që të duken elegant dhe kërkojnë që të humbin në peshë, por jo të gjithë kanë këtë “problem”. Janë shumë persona të cilët janë nënpeshë dhe kanë nevojë që të marrin kile në mënyrë që balancimi të jetë i barabartë, gjatësi me peshë. Produkte të

Sot çdo ditë e më shumë individë të ndryshëm kërkojnë që të duken elegant dhe kërkojnë që të humbin në peshë, por jo të gjithë kanë këtë “problem”. Janë shumë persona të cilët janë nënpeshë dhe kanë nevojë që të marrin kile në mënyrë që balancimi të jetë i barabartë, gjatësi me peshë. Produkte të shumta gjenden në treg, të cilat jo vetëm që janë të panevojshme por edhe mund të shkaktojnë dëme në shëndetin tonë nëse ne nuk marrim informacione të posaçme mbi këtë produkte. Por ka disa mënyra natyrale të cilat ne i konsumojmë në vaktet tona por nuk jua dimë vlerat që ato kanë. Më poshtë do të paraqesim 16 ushqimet që ndihmojnë shtimin në peshë në mënyrë të shëndetshme.

1-    Makaronat

Në përbërje makaronat kanë karbohidrate të drithërave, që janë të pasura me kalori dhe mund të jenë një vakt i shëndetshëm për trupin tuaj.

2-    Salmoni

Salmoni ka proteinat e duhura dhe këshillohet që të në dy racione në ditë në mënyrë që ti merrni protinat në mënyrën e duhur, e që të shtoni peshë.

3-    Karkalecat e detit

Trupi ynë ka nevojë për acide, dhe ku më mirë se te karkalecat e detit mund ti gjejmë. Karkalecat mbrojnë trupin tonë duke na dhënë kalori të mjaftueshme për të pasur një peshë truprore.

4-    Kungulli i zi i pjekur

Ky zazartvat është mëse i pasur me antioksidantë që janë të nevojshme dhe na jepen edhe fibra të pasura. Kungullin mund ta piqni me pak vaj ulliri, dhe ju do të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme.

5-    Bukë gruri integrale

Disa thojnë se buka e zezë është më e  mira por jo për të shtuar në peshë nuk ndihmon, vetëm bukë integrale e cila ka rreth 69 kalori dhe ju do të ushqeheni shëndetshëm por dhe do të mërrni kilet që dëshironi.

6-    Gjalpi i kikirikut

Gjalpi i kikirikut ka rreth 192 kalori, dhe është i pasur me protein por që këshillohet të ta konsumoni me disa feta bukë.

7-    Frutat e thata

Frutat e thata kanë më shumë kalori se frutat e freskëta por që vlerat ushqyese janë pothuajse të barabarta por në mënyrë më të shpejtë konsumoni fruta të thata se ndihmojnë në shtimin e peshës.

8-    Vezët

Kanë proteina dhe kanë vitamina si A,D,E dhe kanë sasi të lartë me kolesterol.

9-    Bollguri

Nëse do të konsumoni në mëngjes do të jetë zgjedhja më e mirë sepse bollguri ka pasuri në fibra dhe i jep trupit tonë ushqyes jetik.

10-  Simitet e ndryshme

Simitet kanë përqindje të lartë me kalori dhe është një burim i mirë për karbohidratet komplekse.

11- Bananet

Një banana ka rreth 100 kalori, janë të pasura me karbohidrate por ndihmojnë që trupit tonë të mos i mungojë energjia edhe gjatë stërvitjes.

12-  Gjoksi i pulës

Gjoksi i pulës është i shëndetshëm sepse pjesa e saj nuk yndyrë e cila mund të ja japë sasi dhjamore të padëshirueshme por që përmban rreth 78 kalori dhe ndihmon trupin tonë që të ushqehet shëndetshëm por edhe duke marrë kilet e nevojshme.

13- Oriz i murrmë

Është një burim i pasur me karbohidrate dietore dhe më një dozë të pasur me fibra.

14- Buka e misrit

Është e pasur me rreth 328 kalori dhe plot me karbohidrate dhe është një shoqërues i shijshëm për salcat dhe supërat.

15- Lëngu i frutave

Nëse pini lëng frutasg 100% natyral ju do të merrni sasi të shumta me sheqer që kanë lëngjet e frutave dhe që janë ushqyes të shëndetshëm dhe ju do të shtoni në peshë.

16-Patatet

Konsumoni patate në zgarë ose në furrë për të shtuar disa kilogram më shumë sepse patatet kanë sasi sheqernash dhe karbohidratesh me shumicë.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar