“Corriere della Sera” e përditshmja italiane, shkruan në edicionin e saj online se fëmijët në qytetin e Napolit, në Itali, shpesh herë përdoren si krah në operacionet ushtarake të klaneve krimianel të Kamorrës. Bëhet fjalë për “muskujt” e rinj të mafias napoletane dhe parimi është i njëjtë me një të përdorur 30 vjet më parë:
“Corriere della Sera” e përditshmja italiane, shkruan në edicionin e saj online se fëmijët në qytetin e Napolit, në Itali, shpesh herë përdoren si krah në operacionet ushtarake të klaneve krimianel të Kamorrës.
Bëhet fjalë për “muskujt” e rinj të mafias napoletane dhe parimi është i njëjtë me një të përdorur 30 vjet më parë: pasojat gjyqësore për një minoren janë shumë më pak të rënda nëse ai kapet në zotërim të armëve apo drogës.
Gazeta italiane ka intervistuar edhe një vajzë 17-vjeçare, nga një prej lagjeve më problematike të Napolit, e cila ka parë vëllezërit dhe shumë shokë të rekrutohen pranë organizatës kriminale. Kamorristët preferojnë t’ua transferojnë rrezikun fëmijëve.
“Një nga detyrat kryesore që u besohet minorenëve është pikërisht ajo e kujdesjes për armët, i pastrojnë, i çojnë në magazina, shkojnë i marrin kur duhen, etj”, shprehet vajza në mënyrë anonime.
Vajza 17-vjeçare tregon edhe për mënyrën e pagesës së të miturve për punën që bëjnë për ato grupe, mizoria e të cilëve nuk njeh kufinj.
“Përfitimet varen nga shitja e drogës. Buxheti javor mund të shkojë nga 1.500 në 2 mijë euro, ndonjëherë edhe 3 mijë për një shpërndarës. Kush mban armë fiton më shumë pasi kërkohet përgjegjësi, ndërsa kush është arkëtar fiton 500-600 euro në javë”, thotë vajza.
Ndërsa për vrasjen kriteret janë të tjera. Ajo shprehet se “Kjo varet nga personi që po shkon për të vrarë. Natyrisht, çmimi është i ndryshëm nëse duhet të vrasësh një shpërndarës apo një bos rival”.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *