Konsumimi i rrushit zvogëlon mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit

0

Mënyra e jetesës dhe zgjedhjet ushqimore luajnë një rol të veçantë, po ashtu dhe faktorët si mosha dhe herediteti kontribojnë në mënyrë të theksuar në favor të sëmundjes. Një mbrojtës dietetik kundër kancerit të gjirit është një gotë me 100% lëng të rrushit të zi.

Sipas një studimi të ri përbërësit natyral në lëngun e rrushit mbrojnë qelizat e shëndosha të gjirit nga dëmtimet e ADN-së. Qelizat e shëndosha të gjirit janë ekspozuar në një ambient karcinogjen, benzo(a)pyren, që është në gjendje të aktivizojë një zinxhir procesesh që çojnë drejt kancerit të gjirit. Megjithatë, prania e përbërësve të lëngut të rrushit bllokon lidhjen e karcinogjenit me ADN e qelizave të shëndosha.

Përbërësit e rrushit të zi kanë treguar aftësi të mira për paraqitjen e formacionit të ADN-së si dhe të rrisin aktivitetin e enzimës e cila metabolizon dhe detoksikon karcinogjenët dhe ndërpret shkaktarët oksidues të kancerit.

Në bazë të këtyre të dhënave, antocianinet e pranishme në lëngun e rrushit si dhe disa lëngje dhe fruta të tjera meritojnë studim më të detajshëm  rreth potencialit kemo-preventiv të tyre nga kanceri i gjirit. Ky studim këshillon se lëngu i rrushit mund të jetë i vlefshëm për mirëmbajtjen e shëndetit të gjirit, duke penguar stresin oksidativ dhe duke aktivizuar dëmtimin e ADN-së së qelizave që mund të nxisin zhvillimin e kancerit, ose të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit, duke zvogëluar shumimin e qelizave kanceroze. Dietat e larta me antioksidues natyror janë shoqëruar me rrezik të reduktuar nga disa lloje të kancerit.

Gjithashtu pirja e lëngut të rrushit mund të jetë e mirë për zemrën sikurse edhe vera e kuqe. Kështu lidhshmëria ndërmjet konsumimit të alkoolit dhe shfaqjes së kancerit të gjirit që paraqet shqetësim për disa gra, pra pirja e 100% e lëngut të rrushit, mund të ndihmojë zemrën tuaj dhe ndoshta shëndetin e gjirit tuaj.

/Jonida Halili/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here