Me rastin e 15 -vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dha një deklaratë për shtyp. Ajo shprehet se populli i Kosovës sot shënon përvjetorin më të rëndësishëm në historinë e re të tij. “ Sot shënojmë përvjetorin më të rëndësishëm në historinë e re të Kosovës – fillimin e një
Me rastin e 15 -vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dha një deklaratë për shtyp. Ajo shprehet se populli i Kosovës sot shënon përvjetorin më të rëndësishëm në historinë e re të tij.
“ Sot shënojmë përvjetorin më të rëndësishëm në historinë e re të Kosovës – fillimin e një fushate shpresëdhënëse për popullin e Kosovës, që çoi në përfundimin e shtypjes dhe represionit.
Po shënojmë 15 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe, një intervenimi thellësisht humanitar, që shpëtoi qindra mijëra jetë të qytetarëve të Kosovës dhe që ofroi mundësinë e re për një jetë të lirë, në një shoqëri demokratike e të zhvilluar.
Në këtë 15 vjetor, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për SHBA-në dhe vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, që parandaluan spastrimin etnik të Kosovës dhe që përmes sulmeve ajrore në mbrojtje të popullit të Kosovës i dhanë fund një regjimi shtypës, për të mundësuar një jetë të re.
Në këtë pesëmbëdhjetë vjetor falënderojmë të gjithë ato gra e burra të të gjitha atyre vendeve që u angazhuan në parandalimin e një katastrofe humanitare në Kosovë dhe që më pas, me përfundimin e fushatës ajrore 78 ditëshe, ndihmuan në rindërtimin e Kosovës dhe në ruajtjen e paqes e të stabilitetit dhe të sigurisë jo vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pesëmbëdhjetë vjet më pas, Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, shtet i të gjithë qytetarëve të tij, pa dallim, shtet që po ndërton ura miqësie me të gjithë dhe një shtet që po kontribuon në paqen dhe sigurinë e përgjithshme.
Në këtë 15 vjetor, kur shënohet rikthimi i shpresës për jetë, Republika e Kosovës tregon se është dëshmi e një suksesi të përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve të saj dhe i bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash SHBA-së. Është dëshmi e një shoqërie të pjekur e demokratike, gjithëpërfshirëse dhe tolerante”’ thuhet në deklaratën e Presidentes Jahjaga.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *