136 vjet Lidhje Shqiptare e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënon sot 136-vjetorin e themelimit të saj. Kjo lidhje pati karakter mbarëkombëtar dhe ishte organizimi më i rëndësishëm politik i kohës, që pas Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444. Intelektualët më të shquar të kombit u mblodhën në 10 qershor 1878 në Prizren për të shmangur copëtimin dhe hegjemonizimin

Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënon sot 136-vjetorin e themelimit të saj. Kjo lidhje pati karakter mbarëkombëtar dhe ishte organizimi më i rëndësishëm politik i kohës, që pas Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444.

Intelektualët më të shquar të kombit u mblodhën në 10 qershor 1878 në Prizren për të shmangur copëtimin dhe hegjemonizimin sllav të trojeve shqiptare. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit,Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë Osmane, kishin nuhatur rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, prandaj themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Lidhja u organizua  nga Komiteti i Stambollit me pjesëmarrjen e intelektualëve Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në vazhdën e ngjarjeve kombëtare shqiptare.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar