12.4 miliardë dollarë fitime në 2013-n për “Bosin” e Facebook

Mark Zuckerberg, është themeluesi dhe shefit ekzekutiv i Facebook. Pasuria e tij u rrit me 12.4 miliardë dollarë gjatë vitit 2013, duke fituar më shumë se çdo shef ekzekutiv tjetër në fushën e teknologjisë, përjashto Bill Gates. Aktualisht pasuria e Zuckerberg arrin shifrën e 24.5 miliardë dollarë. Kjo rritje e pasurisë së tij vjen falë

Mark Zuckerberg, është themeluesi dhe shefit ekzekutiv i Facebook. Pasuria e tij u rrit me 12.4 miliardë dollarë gjatë vitit 2013, duke fituar më shumë se çdo shef ekzekutiv tjetër në fushën e teknologjisë, përjashto Bill Gates.

Aktualisht pasuria e Zuckerberg arrin shifrën e 24.5 miliardë dollarë. Kjo rritje e pasurisë së tij vjen falë performancës shumë të mirë të aksioneve të “Facebook”, që janë dyfishuar gjatë vitit të kaluar dhe aktualisht tregtohet pranë 54 milionë dollarëve.

Ndërkohë, për të dytin vit radhazi, ai dhe gruaja e tij Prisilla Çan kanë dhuruar 18 milionë aksione të “Facebook” për bamirësi, që vlejnë rreth 1 miliard dollarë. Sipas Indeksit të Miliarderëve i përllogaritur nga Bloomberg, bëhet e ditur se edhe ekzekutivët e tjerë kanë fituar shumë gjatë vitit 2013, duke rezultuar një vit i suksshëm për ta.

Gjithashtu, Gates, ish-shefi ekzekutiv i Microsoft që tani fokusohet në përpjekjet filantropike, fitoi 15.8 miliardë dollarë, falë rritjes së aksioneve të Microsoft. Ndërkohë, pasuria e Eloni Musk u rrit me 233% gjatë vitit, rritja më e madhe në përqindje, falë rritjes së madhe të aksioneve të Tesla.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar