10 këshilla kundër plakjes

0

Femrat të cilat janë në ta njëzetat apo të tridhjetat janë në kohën ideale për të parandaluar  shenjat e plakjes.  Dy gjërat të cilët shkaktojnë plakjen e lëkurës është mos pirja e duhanit dhe mos ekspozimi ne rrezet e fort ate diellit. Demartologia e famshme Doris Day thotë “ Fatkëqësisht, femra të reja po vazhdojnë  të pijnë duhan”.

Por tani janë 10 menyrat të cilët të ndihmojnë për parandalimin e  pakjes:

1. PËRDORNI KREMDIELLI ÇDO DITË
Në kohë  me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremave. Aplikoni kremin kundër diellit. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, vendoseni atë çdo një deri në tre orë, varësisht nga sasia e djersitjes, notit apo ekspozimit direkt të lëkurës tuaj në rrezet e diellit. “Asgjë nuk kryen punë, nëse nuk keni vënë sasinë e mjaftueshme të kremës/locionit dhe nëse nuk e përdorni shpeshë atë” thotë dermatologia Heidi Ëaldorf. Mos harroni qafën, duart dhe krahët, porosit ajo.

2. SHMANGNI ESPOZIMIN NË DIELL, SI BRENDA ASHTU EDHE JASHTË
Dëmtimi i lëkures me rrezatime ultraviolete e bënë atë të duket edhe më keq. Gjithashtu edhe qëndrimet e tepruar në diell mund të shkaktojnë njolla të lëkurës dhe dëmtim të elastinit dhe kolagjenit. Nëse dëshironi të dukeni rrezatuese, dermatologia Doris Day ju rekomandon produkte për marrje rrezesh pa diell. Ato mund të jenë në formë të spraj, xhelit, apo kremave. Por mos harroni që ato nuk ju mbrojnë nga djegiet.

3. PËRDORNI SYZE DIELLI
Ato do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkures përreth syve. Madje, ju nuk do te krijoni më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës.

4. PËRDORNI KAPELE
Përdori këto së bashku me krem diellin. Kapelet me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë

5. MOS PINI DUHAN
Pirja e duhanit është lajm i keq për secilën pjesë të trupit. Pirja e duhanit në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës tuaj. Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilët pini duhan marrin ngjyrë të verdhë.

6. SHMANGNI PËRDORIMIN E TEPRUAR TË ALKOOLIT
Përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut. Nëse konsumoni shumë alkool, mund të vijë deri te thyerja e enëve të gjakut apo Rosacea- çrregullim i lëkurës që manifestohet me skuqje dhe puçrra të vogla.

7. KËRKONI NDIHMË PËR ÇRREGULLIMET NË USHQIM
Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj. Këto janë çrregullime serioze madje kërcënuese për jetën tuaj, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

8. PËRDORNI RETINOID APO RETINOL
Retinoidet janë medikamente  të fytyres të përshkruara me recetë nga mjeku, siç është Retin-A, Renova apo Tazorac, që e ndihmojnë lëkuren që të duket sa më e re. Retinolet janë një formë më e lehtë e ilaçeve që  pihen edhe pa recetë nga mjeku. Nëse jeni shtatzënë ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, pyesni mjekun tuaj nëse përdorimi i këtyre ilaçeve nga ana juaj është i sigurt.

9. KONSIDERONI PËRDORIMIN E ANTIOKSIDANTËVE DHE PEPTIDEVE
Për gratë në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës së së tyre është larja me një pastrues të butë, duke përdorur misturizer gjatë natës, të shoqëruar me një retinoid nëse është e nevojshme. Gjithashtu preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidante, siç janë Resveratroli, Çaji i Gjelbërt, dhe Vitamina A, C dhe E. Nëse përdorni produkte të lëkurës që përmbajnë antioksidante, dermatologia Ëaldorf rekomandon aplikimin e tyre në mëngjes, para se të përdorni kremdiellin.

10. KONSIDERONI TRETMANIN PËR LËKURËN E RE TË DËMTUAR
Nëse ju keni dëmtime të lëkurës nga dielli apo janë shfaqur puçrrat në fytyren tuaj, microdermambrisioni, zhveshja e lëkurës dhe trajtimi me laser mund të ju ndihmoj. Gjithashtu nëse keni puçrra, mos i tërhiqni ato. Shenjat që mbesin nga heqja e tyre do të duken si rrudha të tmerrshme.

/Erina Haxhiu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here