10 000 milje për 1 foto me Del Pieron

10 000 milje për 1 foto me Del Pieron

Asnjë martesë është e plotë pa fotot e nuses dhe dhëndërit të lumtur, por një çift kanë shkuar një hap më tej për ta bërë atë ditë të përkryer. Çifti italian Stefania dhe Alessandro Albini fluturuan mbi 10.000 milje nga vendlindja e tyre që të bëjnë një foto të dasmës me idhullin e tyre, ikonën

Asnjë martesë është e plotë pa fotot e nuses dhe dhëndërit të lumtur, por një çift kanë shkuar një hap më tej për ta bërë atë ditë të përkryer. Çifti italian Stefania dhe Alessandro Albini fluturuan mbi 10.000 milje nga vendlindja e tyre që të bëjnë një foto të dasmës me idhullin e tyre, ikonën e Juventusit Alessandro Del Piero.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 tani luan për Sydney FC në A-League të Australisë. Fansat e tij besnikë  Z. dhe Znj Albini shkuan deri në kompleksin e klubit të trajnimit të veshur me veshjen e tyre të dasmës.

“Ne jemi tifozët më të çmendur të Alessandro Del Piero, ne e ndjekim atë kudo. Dasma jonë ishte shumë e veçantë, aty mbizotëronin vetëm ngjyrat bardh e zi, kishim lule në ngjyra të Juventusit dhe në tryezën tonë kishte foto të Del Pieros”, deklaroi nusja Stefania.

Kapiteni i Sydney i sapo emëruar nuk e ka zhgënjyer çiftin e ri dhe është afruar të pozojë me ta duke iu dhënë urimet më të përzemërta.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar