1-Tetori Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

Sot dita nis me fillimin e muajit tetor dhe 1 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Kjo ditë është përcaktuar më 14 dhjetor 1990, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi këtë ditë në respekt për të moshuarit. Në kuadër të kësaj dite vende të shumta nga e gjithë bota mbajnë

Sot dita nis me fillimin e muajit tetor dhe 1 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Kjo ditë është përcaktuar më 14 dhjetor 1990, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi këtë ditë në respekt për të moshuarit.

Në kuadër të kësaj dite vende të shumta nga e gjithë bota mbajnë fjalime të përqënduar tek të moshuarit. Kjo ditë po ashtu është e mbushur me zhvillimin e aktiviteteve të shumta. Po ashtu në shkolla apo në institucione të ndryshme punohen material promovuese për këtë ditë ditë.

Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë. Aktivitetet kanë në thelb të tyre tema si : plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqin punëtore.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar