1 shkurt 2014, vështirësohet provimi i patentës

Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve për marrjen e patentës me pikë hyn në fuqi më 1 shkurt 2014. Të gjithë personat që disponojnë një leje drejtimi nuk duhet të paguajnë për të marrë patentë të re, pasi kartoni që disponojnë do të jetë i vlefshëm. Shoqata Kombëtare e Autoshkollave kundërshton Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit

Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve për marrjen e patentës me pikë hyn në fuqi më 1 shkurt 2014.

Të gjithë personat që disponojnë një leje drejtimi nuk duhet të paguajnë për të marrë patentë të re, pasi kartoni që disponojnë do të jetë i vlefshëm.

Shoqata Kombëtare e Autoshkollave kundërshton Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit për  pagesën me vlerë 3500 lekë që duhet të paguajnë qytetarët për marrjen e kartonit të ri. Kjo drejtori u siguron qytetarëve se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Sipas Shoqatës, qytetarët do të paguajnë vetëm nësë duan ta rinovojnë patentën. Ndërkaq, Shoqata e Autoshkollave kundërshton udhëzimin e Ministrisë së Transporteve për uljen e numrit të gabimeve në teste, duke theksuar se, kjo nuk i shërben sigurisë rrugore.

Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve parashikon që në testimin teorik, nga 40 pyetje, kursantit do ti lejohen 7 gabime.  Aktualisht, testet përmbajnë 40 pyetje dhe lejohen 10 gabime.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar