1 I vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e mbrëmshëm

0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Automjeti i tipit ‘benz’ ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë plagosur 4 persona që gjendeshin në të. Njëri nga të plagosurit ka gjetur vdjekjen pak pasi e kanë cuar në spital.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke i dalë makina jashtë rruge.

Policia pasi mbërriti në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/Shkëndije Curri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here