Pas dhe në të ardhmen, nga ekrani pa ngjyra, tek ekrani i përthyeshëm

Në rutinën tonë ditore kontaktet me ekranet janë të pa shmangëshme, si ekrani i tv nëpër shtëpitë tona, ekranet në makinë, ekranet e kompjuterave në punë apo ekrani i telefonit që është gjithmonë me ne. Ky element i domosdoshëm dhe i pa shmangshëm i përditshmërisë tonë është shfaqur që prej dekadash ecën paralelisht me zhvillimet

Në rutinën tonë ditore kontaktet me ekranet janë të pa shmangëshme, si ekrani i tv nëpër shtëpitë tona, ekranet në makinë, ekranet e kompjuterave në punë apo ekrani i telefonit që është gjithmonë me ne. Ky element i domosdoshëm dhe i pa shmangshëm i përditshmërisë tonë është shfaqur që prej dekadash ecën paralelisht me zhvillimet e tjera dhe ndër vite ka pësuar ndryshime. Në vitin 1939 ekrani pëson një revolucion të rëndësishem sepse kemi ekranet e para me ngjyrë.

Në vitet e më pasme e deri më sot evolucioni ka ndodhur si në cilesi edhe në prakticitet. Në 1969  shfaqet ekrani i parë me touch dhe në vitin 1992 kjo teknologji implementohet në smartphone.

Pas 26 vjetësh vjen një tjeter risi atë të ekraneve të përthyeshëm. Ishte Samsung ai që prezantoi i pari produktin e tij Samsung Galaxy Fold, një tablet me ekran të përthyeshem prej 7.3 inçësh, i ndjekur më pas nga produkti i quajtur Huaëei Mate X i kompanisë Huaëei edhe ky një produkt me ekran të përthyeshëm prej 8 inçësh.

Por nuk ishin këto të vetmet kompani që sollën këtë risi të implementuar në produktet e tyre, TCL ishte një tjeter kompani që solli të njejtën risi sikurse edhe FlexPai. Ekranet e përthyeshëm ishin kryefjala në kongresin më të rendësishëm vjetor për prezantimim e smartphonëve tabletëve apo produkteve të tjera të mbajtur në Barcelonë ku duket se viti 2019 shënon një risi me shumë peshë në mënyrën se si do të konceptohen ekranet në vitet pasardhëse.

Por lind pyetja cilat janë aspektet negative të kësaj risie? Si fillim është çmimi. Duke marrë në konsideratë që produktet e lart përmendura janë të parat me implementimin e kësaj teknokogjie edhe çmimet janë të larta duke nisu nga 2000$. Aspekt tjetër është edhë cilesia e këtyre ekraneve e thënë në terma profesionalë rezolucioni maksimal arrin deri në Hd +.

Nëse do bënim një kthim pas në kohë për të gjetur nje risi të tillë apo të ngjashme në menyrë për të kuptuar rëndësinë e keëaj teknologjie të re do marrim kalimin e shkrimeve nga pllakat prej guri në diçka më të lehte dhe fleksible siç ishin papiruset dhe pergamenat. Ndërsa për të ardhmen mund të themi me siguri se kjo teknologji në një menyre apo tjetër do të bëhet pjesë e jetëve tona, jo vetëm në smartphone, por edhe në produkte të tjera.

Për momentin asgjë nuk mund të tuhet me 100% siguri për aq kohë sa vetë prodhuesit nuk zyrtarizojnë gjë, por  është e sigurt që të gjithë madje dhe Apple, LG apo kompani të tjera që akoma nuk kanë prezantuar një produkt me këtë risi kanë përveshur mëngët për të sjelle dhe ata produktet e tyre të përthueshme.

Nga Grisel Alla/ Objektiv.al

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar