Nga Ermal Spahiu Milan humbet një lojtar të rëndësishëm në prag të ndeshjes me Liverpool. Sipas lajmeve të fundit, që vijnë nga infermieria e klubit, Rafael Leao nuk ia ka dalë të rikuperohet nga një dëmtim në pulpë dhe nuk do të përfshihet në duelin e rëndësishëm përballë skuadrës angleze. Milan do të luajë të
Nga Ermal Spahiu
Milan humbet një lojtar të rëndësishëm në prag të ndeshjes me Liverpool. Sipas lajmeve të fundit, që vijnë nga infermieria e klubit, Rafael Leao nuk ia ka dalë të rikuperohet nga një dëmtim në pulpë dhe nuk do të përfshihet në duelin e rëndësishëm përballë skuadrës angleze.
Milan do të luajë të martën në mbrëmje përballë kryesuesve të grupit B dhe do të kërkojë fitoren e dytë pas suksesit me Atletico Madrid në Wanda Metropolitano. Kuqezinjtë janë të motivuar pas dy sukseseve në kampionat dhe do tentojnë të surprizojnë skuadrën e Klopp me shpresën për të arritur kualifikimin në 1-18-tat.
Një tjetër futbollist në dyshim është dhe mbrojtësi i majtë Theo Hernandez, i cili nuk është në gjendje të mirë fizikë dhe ditën e nesërmë do të mësohet nëse do të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli ose jo.
Objektiv.al
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *