Nga Ermal Spahiu Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të Katar 2022 me një fitore 1-0 përballë Andorrës në “Air Albania Stadium”, të hënën në mbrëmjen. Mjaftoi vetëm penallti e shënuar me autor Endri Çekiçin, për të shkruar përfundimisht fatet e grupit, ku Shqipëria u rendit e treta, pas Anglisë dhe Polonisë. BILANCI I KOMBËTARES 18 pikë
Nga Ermal Spahiu
Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të
Katar 2022 me një fitore 1-0 përballë Andorrës në “Air Albania
Stadium”, të hënën në mbrëmjen. Mjaftoi vetëm penallti e shënuar me autor
Endri Çekiçin, për të shkruar përfundimisht fatet e grupit, ku Shqipëria u
rendit e treta, pas Anglisë dhe Polonisë.
BILANCI I KOMBËTARES
18 pikë e grumbulluara në 6 ndeshje. Është numri më i lartë i arritur
ndonjëherë në historinë e Kombëtares sonë, nën udhëheqjen e Edy Rejës. Tekniku
italian është në krye të listës së trajnerëve që kanë mundur të marrin më shumë
pikë gjatë qëndrimin në stolin e Shqipërisë. Ai ka bërë më mirë se Gianni De
Biasi dhe Christian Panucci (2014-2018), Josip Kuzhe (2010), Hans Peter Briegel
(2006), Zhega dhe Demollari (2002), Bajko dhe Hafizi (1998), Bejkush Birçe
(1994) dhe Shyqyr Rrelli (1990), kjo një listë e përpiluar nga Digitalb.
NUK FALIM PËRBALLË TË VEGJËLVE.
Shorti në grupin I, na përcaktoi 2 kundërshtarë modestë në letër si San Marino
dhe Andorra. Fitorja e fundit 1-0 në Air Albania Stadium i siguroi Kombëtares
12 pikë të plota ndaj këtyre kundërshtarëve, aq sa morën dhe Hungaria, Polonia
dhe Anglia.
ELEMENTË TË FITUAR.
Surpriza “Armando Broja”. Përballë Hungarisë iu falëm shkathtësisë
dhe veprimeve të mençura individuale të sulmuesit nga Shkodra. I ardhur nga
stoli, ai i dhuroi Shqipërisë 12 pikë me dy golat e tij . Kombëtarja jonë ka
fituar një element të rëndësishëm, i cili në të ardhmen do të bëhet pikë
mbështetëse e trajnerit Reja, nëse ky i fundit do të vazhdojë të qëndrojë në
stol. Gjithashtu, emra të tjerë për tu specifikuar janë dhe ato të Nedim
Bajramit, Qazim Laçit, Enea Mihaj dhe të tjerë që fituan minuta thelbësore nga
Edy Reja.
PËRBALLJET DIREKTE. DOMINIM VETËM NË STATISTIKË.
Provuam por nuk ia dolëm përballë Polonisë. I cilësuar si kandidati potencial për vendin e dytë dhe rivali direkt i Kombëtares Shqiptare sa i përket fazës play-off. Polonia tregoi forcën e saj me në krye bomberin e Bayern Munich Lewandowski. Në ndeshjen e parë fituan 4-1, ndërsa në të kthimit minimalisht 1-0.
Në Poloni, statistikat panë dominuese Shqipërinë, që tek qarkullimi i topit dhe rastet e krijuara, por në krahasim me djemtë e Edy Rejës, polakët u treguan më të saktë në finalizim duke përfituar dhe nga shpërqëndrimi i treshes së mbrojtjes. E njëjta histori dhe në “Air Albania” por 3 gola më pak të pësuar nga Kombëtarja e Polonisë.
E PAMUNDURA NUK BËHET E MUNDUR ME TË MËDHATË.
Le të rikthehemi tek përballja unike me Anglinë. Në ndeshjen e parë, “Tre Luanët” triumfuan 2-0, ndërsa në “Wembley” nuk treguan tolerancë duke fituar bindshëm 5-0, rezultat i shënuar që në pjesën e parë. Cilësitë e Anglisë i njohim dhe do ishte utopike të mendonim një preçedent të ngjashëm si me Portugalinë në Europianin e 2016-tës. Kuptuam se ëndrrat nuk janë të pamundura, por nevojtet guxim dhe forcë karakteri për të tentuar të pamundurën.
EURO 2024.
Padyshim që vendi i tretë në edicionin
kualifikues të Kupës së Botës ishte një sukses për futbollistët e Kombëtares,
dhe tani objektivi i rradhës është përsëritja e një tjetër mrekullie me emrin
“Europian”. Në 16 dhjetor do të zhvillohet shorti për ndarjen e
grupeve të Ligës së Kombeve, një mundësi e shkëlqyer për të kërkuar një biletë
për në Euro 2024.
Grupi i formuar nga trajneri Reja premton dhe ofron garanci për një tjetër
ëndërr si ajo e 2016-tës. Kemi fituar një Broja të pandalshëm, një Laçi
luftarak dhe kemi të konfirmuar një asistmen si Roshi që është i gatshëm për tu
bërë protagonist, qoftë dhe nga stoli. Shumë elementë që janë afirmuar ose
rikonfirmuar si vendimtarë në lojën e tyre, diçka që mund t”i japë
frymëmarrje trajnerit për të përzgjedhur armët e tij.
Sigurisht, që për të tentuar majën e suksesit duhet punë, përqëndrim dhe sakrificë dhe djemtë tanë janë gati për një tjetër sfidë, në përgatitje për tu dhuruar futbolldashësve shqiptarë, një tjetër kënaqësi historike si ajo e 6 viteve më parë.
Objektiv.al
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *