Martesa mes Interit dhe Eriksen mund të përfundojë në janar. Defibrilatori i vendosur në zemër pas arrestit kardiak në Europian, nuk e lejon mesfushorin danez të luajë në Itali, ndaj një divorc me mirëkuptim mes palëve mund të arrijë në merkaton e ardhshme. Mediat në Itali raportojnë se drejtuesit po punojnë me agjentin e lojtarit
Martesa mes Interit dhe Eriksen mund të përfundojë në janar. Defibrilatori i vendosur në zemër pas arrestit kardiak në Europian, nuk e lejon mesfushorin danez të luajë në Itali, ndaj një divorc me mirëkuptim mes palëve mund të arrijë në merkaton e ardhshme.
Mediat në Itali raportojnë se drejtuesit po punojnë me agjentin e lojtarit për prishjen me kompromis të marrëveshjes, e cila përfundon në qershor të vitit 2022.
Eriksen aktualisht po stërvitet në Danimarkë me Odense, klubi ku nisi karrierën e tij, këtë javë me qëllim rikuperimin e formës pas ndalesës prej 6 muajsh në ngjarjen që shqetësoi të gjithë opinionin pubik sportiv.
Objektiv.a/ Ermal Spahiu
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *