Kombëtajra Shqiptare. Analizë: Vendi i tretë në grupin I dhe objektivi i rradhës “EURO 2024”

0

Nga Ermal Spahiu

Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të Katar 2022 me një fitore 1-0 përballë Andorrës në “Air Albania Stadium”, të hënën në mbrëmjen. Mjaftoi vetëm penallti e shënuar me autor Endri Çekiçin, për të shkruar përfundimisht fatet e grupit, ku Shqipëria u rendit e treta, pas Anglisë dhe Polonisë.

BILANCI I KOMBËTARES

18 pikë e grumbulluara në 6 ndeshje. Është numri më i lartë i arritur ndonjëherë në historinë e Kombëtares sonë, nën udhëheqjen e Edy Rejës. Tekniku italian është në krye të listës së trajnerëve që kanë mundur të marrin më shumë pikë gjatë qëndrimin në stolin e Shqipërisë. Ai ka bërë më mirë se Gianni De Biasi dhe Christian Panucci (2014-2018), Josip Kuzhe (2010), Hans Peter Briegel (2006), Zhega dhe Demollari (2002), Bajko dhe Hafizi (1998), Bejkush Birçe (1994) dhe Shyqyr Rrelli (1990), kjo një listë e përpiluar nga Digitalb.


NUK FALIM PËRBALLË TË VEGJËLVE.

Shorti në grupin I, na përcaktoi 2 kundërshtarë modestë në letër si San Marino dhe Andorra. Fitorja e fundit 1-0 në Air Albania Stadium i siguroi Kombëtares 12 pikë të plota ndaj këtyre kundërshtarëve, aq sa morën dhe Hungaria, Polonia dhe Anglia.

ELEMENTË TË FITUAR.

Surpriza “Armando Broja”. Përballë Hungarisë iu falëm shkathtësisë dhe veprimeve të mençura individuale të sulmuesit nga Shkodra. I ardhur nga stoli, ai i dhuroi Shqipërisë 12 pikë me dy golat e tij . Kombëtarja jonë ka fituar një element të rëndësishëm, i cili në të ardhmen do të bëhet pikë mbështetëse e trajnerit Reja, nëse ky i fundit do të vazhdojë të qëndrojë në stol. Gjithashtu, emra të tjerë për tu specifikuar janë dhe ato të Nedim Bajramit, Qazim Laçit, Enea Mihaj dhe të tjerë që fituan minuta thelbësore nga Edy Reja.


PËRBALLJET DIREKTE. DOMINIM VETËM NË STATISTIKË.

Provuam por nuk ia dolëm përballë Polonisë. I cilësuar si kandidati potencial për vendin e dytë dhe rivali direkt i Kombëtares Shqiptare sa i përket fazës play-off. Polonia tregoi forcën e saj me në krye bomberin e Bayern Munich Lewandowski. Në ndeshjen e parë fituan 4-1, ndërsa në të kthimit minimalisht 1-0.
Në Poloni, statistikat panë dominuese Shqipërinë, që tek qarkullimi i topit dhe rastet e krijuara, por në krahasim me djemtë e Edy Rejës, polakët u treguan më të saktë në finalizim duke përfituar dhe nga shpërqëndrimi i treshes së mbrojtjes. E njëjta histori dhe në “Air Albania” por 3 gola më pak të pësuar nga Kombëtarja e Polonisë.

E PAMUNDURA NUK BËHET E MUNDUR ME TË MËDHATË.

Le të rikthehemi tek përballja unike me Anglinë. Në ndeshjen e parë, “Tre Luanët” triumfuan 2-0, ndërsa në “Wembley” nuk treguan tolerancë duke fituar bindshëm 5-0, rezultat i shënuar që në pjesën e parë. Cilësitë e Anglisë i njohim dhe do ishte utopike të mendonim një preçedent të ngjashëm si me Portugalinë në Europianin e 2016-tës. Kuptuam se ëndrrat nuk janë të pamundura, por nevojtet guxim dhe forcë karakteri për të tentuar të pamundurën.

EURO 2024.

Padyshim që vendi i tretë në edicionin kualifikues të Kupës së Botës ishte një sukses për futbollistët e Kombëtares, dhe tani objektivi i rradhës është përsëritja e një tjetër mrekullie me emrin “Europian”. Në 16 dhjetor do të zhvillohet shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kombeve, një mundësi e shkëlqyer për të kërkuar një biletë për në Euro 2024.

Grupi i formuar nga trajneri Reja premton dhe ofron garanci për një tjetër ëndërr si ajo e 2016-tës. Kemi fituar një Broja të pandalshëm, një Laçi luftarak dhe kemi të konfirmuar një asistmen si Roshi që është i gatshëm për tu bërë protagonist, qoftë dhe nga stoli. Shumë elementë që janë afirmuar ose rikonfirmuar si vendimtarë në lojën e tyre, diçka që mund t”i japë frymëmarrje trajnerit për të përzgjedhur armët e tij.

Sigurisht, që për të tentuar majën e suksesit duhet punë, përqëndrim dhe sakrificë dhe djemtë tanë janë gati për një tjetër sfidë, në përgatitje për tu dhuruar futbolldashësve shqiptarë, një tjetër kënaqësi historike si ajo e 6 viteve më parë.

Objektiv.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here