Eriksen gati të prish kontratën me Interin, nis stërvitjen me ish klubin e tij

0

Martesa mes Interit dhe Eriksen mund të përfundojë në janar. Defibrilatori i vendosur në zemër pas arrestit kardiak në Europian, nuk e lejon mesfushorin danez të luajë në Itali, ndaj një divorc me mirëkuptim mes palëve mund të arrijë në merkaton e ardhshme.

Mediat në Itali raportojnë se drejtuesit po punojnë me agjentin e lojtarit për prishjen me kompromis të marrëveshjes, e cila përfundon në qershor të vitit 2022.

Eriksen aktualisht po stërvitet në Danimarkë me Odense, klubi ku nisi karrierën e tij, këtë javë me qëllim rikuperimin e formës pas ndalesës prej 6 muajsh në ngjarjen që shqetësoi të gjithë opinionin pubik sportiv. 

Objektiv.a/ Ermal Spahiu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here