Zyrtarizohet patenta me pikë, 59 gjobat për shoferët

Patenta me pikë duket se do të bëjë më të kujdesshëm drejtuesit e mjeteve, pasi Kodi Rrugor parashikon ndëshkime të ashpra, sidomos për ata që e përsërisin gabimin brenda vitit. Referuar neneve të veçanta të Kodit Rrugor janë përcaktuar edhe shkeljet që mund të kryejnë drejtuesit e mjeteve dhe për secilin rast është përcaktuar masa

Patenta me pikë duket se do të bëjë më të kujdesshëm drejtuesit e mjeteve, pasi Kodi Rrugor parashikon ndëshkime të ashpra, sidomos për ata që e përsërisin gabimin brenda vitit. Referuar neneve të veçanta të Kodit Rrugor janë përcaktuar edhe shkeljet që mund të kryejnë drejtuesit e mjeteve dhe për secilin rast është përcaktuar masa e pikave që hiqen.

Shkelje të rënda

Sipas Kodit Rrugor, patenta nw total do të ketë 21 pikë. Çdo drejtues mjeti, që nga fillimi i zbatimit të këtyre ndryshimeve, do të nisë me numrin maksimal të pikëve dhe për çdo rast shkeljeje do t’i zbriten pikët. Shkelja më e rëndë ështw kur mjeti nuk zbaton ndalimin, në rast të një aksidenti që ka rezultuar me dëm në njerëz.

Sipas Kodit Rrugor, në këtë rast parashikohet zbritja me 15 pikë nga patenta. 10 pıkw ulen nw rast tw mosbindjes ndaj uniformave të Policisë për të ndaluar, kundërshtimi për të kryer testet e alkoolit apo të qenët nën efektin e drogave dhe substancave të tjera.

Rimarrja e pikëve
Humbja e pikëve të patentës do të kërkojë që drejtuesi i mjetit t’u nënshtrohet kurseve shtesë, në mënyrë që të rifitojë ato që ka humbur. Kontrolli i gjendjes së pikëve do të mund të bëhet në uebsajtin e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor përmes kodit të lejes së drejtimit.

Heqja e pikëve bëhet edhe për rastet kur patenta pezullohet. Vetë qytetarët që janë funksionarë që shërbejnë në institucionet që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit për sigurinë rrugore, dënimin në rast shkeljeje do ta kenë me dyfishin e pikëve.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar