Zyrtare: Suarez tek Barcelona për 88 milionë euro

Skuadra e Barcelonës ka arrritur të bëjë “pronë” të saj, sulmuesin uruguajan Luis Suarez për shifrën e 88 milionë eurove. Mësohet se 27-vjeçari do t’i bëjë ekzaminimet mjekësore në Uruguai, ku po qëndron pas eliminimit nga Kampionati Botëror, por natyrisht, nën mbikëqyrjen e mjekëve të klubit katalanas. Zgjatja e negociatave ishte për faktin se dy

Skuadra e Barcelonës ka arrritur të bëjë “pronë” të saj, sulmuesin uruguajan Luis Suarez për shifrën e 88 milionë eurove.

Mësohet se 27-vjeçari do t’i bëjë ekzaminimet mjekësore në Uruguai, ku po qëndron pas eliminimit nga Kampionati Botëror, por natyrisht, nën mbikëqyrjen e mjekëve të klubit katalanas.

Zgjatja e negociatave ishte për faktin se dy klubet nuk pajtoheshin për mënyrën e pagesës dhe se Liverpooli kërkonte një shumë më të madhe fillestare.

Suarez do të jetë padyshim transferimi më i madh për Barcelonën, ndoshta edhe në përgjithësi i këtij afati kalimtar.

Derisa t’i përfundojë suspendimi katërmujor, ai nuk ka të drejtë as të stërvitet me klubin e tij të ri.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar