Zyrtare: Gomez lojtar i Fiorentinës

Zyrtare: Gomez lojtar i Fiorentinës

Bajern Mynccen ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për shitjen e sulmuesit gjerman, Mario Gomez. Marrëveshjen me Fiorentinan e ka konfirmuar drejtori i Bayernit, Karl-Hainz Rumenige. Shuma e transferimit besohet te jete diku rreth 16 milione euro. “Ishte dëshira e Mario Gomezit që të largohej nga Bajerni për Fiorentinën. Ne nuk e kemi penguar dëshirën e tij. Ai ka dhënë kontribut të madh për trofetë e fituar.

Bajern Mynccen ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për shitjen e sulmuesit gjerman, Mario Gomez.

Marrëveshjen me Fiorentinan e ka konfirmuar drejtori i Bayernit, Karl-Hainz Rumenige. Shuma e transferimit besohet te jete diku rreth 16 milione euro.

“Ishte dëshira e Mario Gomezit që të largohej nga Bajerni për Fiorentinën. Ne nuk e kemi penguar dëshirën e tij. Ai ka dhënë kontribut të madh për trofetë e fituar. Unë dua të falënderoj atë për performancat. Ne si klub i urojmë atij sukses dhe fat në Firencë”, ka deklaruar Rumenige për faqen zyrtare të klubit.

Gomez është shprefur në Facebuk se po largohet sa i gëzuar po aq edhe i hidhëruar, i gëzuar pasi ka fituar shumë më Bavarzët i hidhëruar pasi po largohet nga klubi më i mirë në botë.

“Të dashur tifozë, është koha që t’iu bëj të ditur se do të largohem nga klubi me një sy me lot dhe një sy duke qeshur. Unë dua të falënderoj të gjithë te Bayerni për përkrahjen që më keni dhënë. Ishte kohë e mirë kjo që kalova te klubi më i mirë në botë. Jam shumë falënderues për motivimin shtesë dhe për përvojën e mirë që kam bërë këtu në këto katër vite. Tani fillon kapitull i ri për mua. Faleminderit shumë, sidomos tifozëve. I juaji Mario”, ka shkruar Gomez në faqen e tij në Facebook.

Gomez u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës kur kaloi nga Shtutgardi te Bajerni për 30 milionë euro. Në fanellën e Bajernit ai ka shënuar 113 gola në 174 ndeshje.

Sulmuesi bëhet transferimi i tetë i Fiorentinas këtë verë, pas transferimeve të Gustavo Munuas, Marko Alonsos, Ambrozinit, Kuadrados, Hoakinit dhe dy lojtarëve të rinj.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar