Zvogëlohet harta e përmbytjeve në Shkodër

0

Harta e sipërfaqeve të përmbytura në qarkun e Shkodrës është zvogëluar ndjeshëm si pasojë e ndalimit të reshjeve të shiut që prej mesnatës së kaluar. “Një pjesë e mirë e sipërfaqes së tokës së zënë nën ujë ka dalë nga harta e përmbytjeve”, bën të ditur shefi i sektorit të emergjencave civile në prefekturën e Shkodrës, Pëllumb Dani.

Për ditën e sotme, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rreth 1500 ha, prej të cilave 660 ha është tokë produktive, ndërsa pjesa tjetër është lënë djerr nga fermerët e zonës.

Sipas Danit, përmbytjet në këto toka që i përkasin kryesisht komunave Bushat, Dajç dhe Ana e Malit, ka ardhur si rezultat i mospastrimit të kanaleve kulluese, të cilat nuk kanë arritur të përballojnë reshjet e dendura të shiut të këtyre ditëve.

Ndërkohë që mosshkarkimi nga liqenet e hidrocentraleve, ka bërë që rrjedha e lumenjve Drin, Kir dhe Bun, të jenë normale në shtratin e tyre dhe jo një kërcënim për banorët e këtyre zonave. “Pas informacionit mbi motin gjatë ditëve në vijim, kur priten edhe reshje të dendura dhe dëborë në zonat malore, shërbimet e emergjencave civile në qarkun e Shkodrës po marrin masat e nevojshme për ndërhyrjen në zonat problematike”, pohon Dani.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here