Zv.ministri Çollaku reagon për komentet e ambasadorit Arvizu në Jalë

Zv.ministri Çollaku reagon për komentet e ambasadorit Arvizu në Jalë

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku ka reaguar në një koment në facebook në lidhje me vlersimin e bërë për zgjedhjet e 23 qershorit nga ambasadori Aleksandër Arvizu. “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin”,

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku ka reaguar në një koment në facebook në lidhje me vlersimin e bërë për zgjedhjet e 23 qershorit nga ambasadori Aleksandër Arvizu.

“Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin”, ka qenë komenti i bërë nga Arvizu dje në Jalë.

Ndërkaq Çollaku është kundërpërgjigjur duke shkruar: “I çuditur nga komenti i ambasadorit Arvizu, sot nga Jala. Kaq vite në Shqipëri duhet t’i kishin mjaftuar për të kuptuar ndryshimin mes zgjedhjeve të 1992 dhe atyre të 2013. Të parat përmbysën regjimin stalinist të PPSH, një ndër egërsirat me atavike të Europës. Në ‘92 ish kolegu i tij Rajerson, në tribunë të partisë së parë të pluralizmit dhe fituese të atyre zgjedhjeve mbante dy gishtat lart, duke premtuar se nga ai moment Shqipëria do ishte pjesë e demokracive perëndimore. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ecën e sigurtë drejt antarësimit në BE’’.

‘’Në zgjedhjet e 2013, ka ndodhur një rotacion politik, i cili do ishte normal nëse nuk do kishte ndodhur nëpërmjet blerjes masive të votave me para nga burime të pista e të errëta. Të krahasosh dy ngjarjet është naive dhe provokuese ndaj historisë së vendit. Asgjë e pazakontë nuk ka ndodhur në 2013 përveç se një proces normal alternimi politik. E pazakonta sot është se ambasadori me mandat të mbaruar Arvizu, duke u ngrohur në rrezet e diellit të Jalës me Ilir Metën (për të cilin u mundua aq shumë ta bllokonte pjesëmarrjen në qeverinë e shkuar dhe e shokonin vendimet e gjykatave që e shpallnin të pafajshëm)..krahason të pakrahasueshmet. Por siç i thonë këtej nga ne, me gushtin ikën dhe vapa, e mesa duket do ikë dhe historia mosrespektimit të të vërtetave historike dhe e ambasadorëve tifozë”.

Ambasadori Arvizu është shpallur i padëshiruar nga PD-ja që nga zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, pas qëndrimeve jo mbështetëse kundrejt partisë qeverisëse.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar