Zv.Kryeministri turk takime me protestuesit

Zv.Kryeministri turk takime me protestuesit

Zëvendës kryeministri turk, Bylent Arënç, pritet të takojë një grup nga pjesmarrësit në demonstratat e pandërprera anti-qeveritare. Protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan hynë sot në ditën e gjashtë. Arënç pranoi të bisedojë me organizatorët e protestës fillestare, që synonin ndaljen e heqjes së disa lisave nga sheshi Taksim i Stambollit dhe

Zëvendës kryeministri turk, Bylent Arënç, pritet të takojë një grup nga pjesmarrësit në demonstratat e pandërprera anti-qeveritare. Protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan hynë sot në ditën e gjashtë.

Arënç pranoi të bisedojë me organizatorët e protestës fillestare, që synonin ndaljen e heqjes së disa lisave nga sheshi Taksim i Stambollit dhe jo me ata që akuzohen për shkaktim të dhunës.

Në Izmir raportohet se polica ka arrestuar 25 persona të dyshuar për nxitje të protestave përmes rrjeteve sociale.

 

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar