Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zv. Ambasadori Amerikan Henry V. Jardine në bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bedër

Zv. Ambasadori Amerikan Henry V. Jardine në bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bedër

0 Komentet 🕔04.04.2015 - 08:50

Henry V. Jardine, zëvendësambasador i SHBA-së në Tiranë, mbajti një leksion të hapur  në Universitetin Bedër me temë: “Vlerat e demokracisë dhe roli i rinisë”. Z. Jardine u shpreh se ai zgjodhi pikërisht këtë temë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë rinia në instancat vendimmarrëse, si edhe faktin që  zgjedhjet lokale do të mbahen së afërmi.

Leksioni u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku z.Jardine fillimisht pyeti studentët se si e perceptojnë ato rolin që duhet të ketë rinia në zhvillimin e demokracisë. I pyetur për mënyrat e ndërgjegjësimit të  rinisë, në lidhje me demokracinë, z.Jardine u shpreh se varet nga interesat e grupit rinor, por ndër bazat kryesore përmendi nxitjen për angazhime nëpërmjet rrjeteve sociale, tashmë si një ndër format kryesore të komunikimit.

Z.Jardine u shpreh se Ambasada Amerikane është e hapur për të ndihmuar dhe mirëpret idetë që studentët mund të kenë për të vënë në zbatim plane, në lidhje me demokracinë dhe rolin e tyre.

Gjatë vizitës së tij në Bedër, z Jardine u prit nga Rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, i cili përpos njohjes me ambiente të ndryshme të institucionit, si biblioteka, qendra e medias dhe muzeun e medias dhe komunikimit e njohu gjithashtu me misionin, vizionin, si dhe aspiratat për të ardhmen e Universitetit Bedër.

Në fund të bisedës ai falenderoi studentët dhe premtoi se përfaqësues të ambasadës do të zhvillojnë një seminar, në lidhje me bursat dhe programet e tjera që ofrohen për të lehtësuar studimet në Amerikë.

Ndërkohë zv.Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, z.Brian Street njohu studentët dhe mundësinë që ofron programi Fulbright për të studiuar me bursë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z. Jardine u prit në një takim të veçantë edhe nga Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), i cili e njohu me ecurinë e institucionit deri më tani.

 

11080829_1069836823030962_7526534058996508532_o DSC_0099 DSC_0105 DSC_0112 DSC_0147 DSC_0157 DSC_0206 DSC_0252

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
8°/-2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
10°/0°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
11°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
8°/-3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr