Zonat e Mbrojtura, konferencë për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre

Sot u mbajt për herë të parë Konferenca Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, një organizim i Fondit Botëror për Natyrën në bashkëpunim me Insititutin e Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri dhe Ministrinë e Mjedisit. Konferenca synon ngritjen e një stafi shqiptar që do të punojë për menaxhimin e zonave te mbrojtura në Shqipëri

Sot u mbajt për herë të parë Konferenca Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, një organizim i Fondit Botëror për Natyrën në bashkëpunim me Insititutin e Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri dhe Ministrinë e Mjedisit.

Konferenca synon ngritjen e një stafi shqiptar që do të punojë për menaxhimin e zonave te mbrojtura në Shqipëri në kuadër të projektit “Parqet Dinarike të Shqipërisë” (DAP). Pjesëmarrëse në këtë konferencë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Juli Dhame, tha se synimi i tyre është përfshirja e parqeve kombëtare në guidat turistike.

Me anë të këtij projekti synohet rritja e përfitimeve që vijnë nga turizmi dhe dobitë e tjera të natyrës.

Në konferencë morën pjesë rreth 50 ekspertë të zonave të mbrojtura të cilët diskutuan për situatën në vend dhe menaxhimin më të mirë të pasurive natyrore  të Shqipërisë.

“Projekti DAP dhe ne nga FBN jemi këtu për të ndihmuar vendet e rajonit te Adrias për të zhvilluar me largpamësi mundësitë e ofruara nga zonat e mbrojtura”, tha Paolo Lombardi, Drejtor i FBN-së për Programin e Mesdheut.

Lombardi theksoi se mbrojtja e këtyre zonave është me rëndësi për përfitimet e shumta që sjellin si uji, mbrojtja e tokës, reduktimi i karbonit, elasticiteti ndaj ndryshimeve klimatike, mbështetja për industrinë e turizmit, hapësirat çlodhëse për komunitetet etj.

Konferenca do të vazhdojë punimet e saj nesër në Parkun Kombëtar të Dajtit për detajet në fushat e menaxhimit të turizmit, përfitimeve dhe komunikimit me publikun.

Zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 16% të sipërfaqes së Shqipërisë dhe janë pjesë e trashëgimisë natyrore kombëtare dhe më gjerë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar