Zogaj, sjell vëllimin poetik “Fundi, një fëmijëri tjetër”

Zogaj, sjell  vëllimin poetik “Fundi, një fëmijëri tjetër”

Preç Zogaj që më së shumti njihet për veprimtarinë e tij në politikë, krahas saj zhvillon edhe krijimtarinë. Libri i tij i fundit që është publikuar në Ministrinë e Kulturës, titullohet “Fundi, një fëmijëri tjetër”. Zogaj sjell për të gjithë lexuesit dhe në veçanti për ata të apasionuarit pas poezisë një një kolonë me krijimtarı

Preç Zogaj që më së shumti njihet për veprimtarinë e tij në politikë, krahas saj zhvillon edhe krijimtarinë. Libri i tij i fundit që është publikuar në Ministrinë e Kulturës, titullohet “Fundi, një fëmijëri tjetër”. Zogaj sjell për të gjithë lexuesit dhe në veçanti për ata të apasionuarit pas poezisë një një kolonë me krijimtarı poetike.

Gjatë publikimit të librit të tij, autori shprehet se ky është puna më e arrirë e të gjithë krijimtarisë së tij. Ndër të tjera ai tha:

“Nuk e kam ngatërruar asnjëherë poezinë me politikën”.

Me anë të kësaj përgjigje të prerë dhe të shkurtër autori, tregon se ndonëse ky është një libër i shkruar gjatë tre viteve të fundit, ku dhe situata politike nuk ka qenë në periudhën e saj më të mirë, ai sërish nuk e ka ngatërruar krijimtarinë me politikën. Ai u shpreh se i alternon të gjitha aktivitetet, pasi vetëm me poezi nuk mund të jetohet.

Mbi veprën e tij poeti Parid Teferiçi ka thënë se është një gurthemel në poezinë e re shqiptare ndërkohë që ministri i kulturës Visar Zhiti është shprehur: “Është një poemë me ndienjë,ka temperaturën e jetës së njeriut”.

Preç Zogaj së bashku me “Fundi, një fëmijëri tjetër”, rreshton 10 libra me poezi. Ai ka fituar edhe çmime si Penda e Argjendtë  me “Kalimi” në vitin 2000 dhe Lasgush Poradeci me “Gjallë unë pashë” në vitin 2008.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar