Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zhvillohet paneli i diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”

Zhvillohet paneli i diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”

0 Komentet 🕔14.01.2016 - 17:06

Universiteti Bedër, në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, organizoi panelin e diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”.

Paneli i referuesve i drejtuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, përbëhej nga: Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, H.E.Mr. Bernard Fitoussi, Ambasador i Republikës së Francës, Z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, dhe Z. Besnik Mustafaj, Ish- Ministër i Jashtëm, President i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit.

Gjithashtu në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në Tiranë, si: Ambasada e Republikës së Greqisë, Ambasada e Republikës së Kosovës, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Federatës Ruse, Ambasada e Republikës së Serbisë, OSBE-së, Ambasada e Libisë, Ambasada e Rumanisë si dhe figura të shquara të medias dhe shoqërisë civile në vendin tonë.

Në fjalën  e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. Gjana, pasi i’u uroi të pranishmëve mirëseardhjen dhe i falenderoi për prezencën e tyre në aktivitet, theksoi se ekstremizmi apo terrori kanë shkaktuar tragjedi të mëdha që kanë çuar në humbje të shumta të jetës njerëzore duke goditur kështu vlerat tona të përbashkëta.

“Ndryshe nga shekulli i kaluar, terrori i këtij shekulli po përpiqet të vendosë besimin dhe kulturën si pikë ndarëse mes dy botëve, duke ngritur prej tyre një filozofi të tërë dhune dhe frike. Unë jam i bindur se kjo nuk është një luftë midis kulturave dhe qytetërimeve por një luftë e barbarisë kundër njerëzimit, kështu ne duhet ti përgjigjemi në mënyrë kritike me angazhime civile dhe me promovim të dialogut mes kulturave”- tha ai.

Në fillim të fjalës së tij Z. Klosi shtroi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë si një shembull për tu përcjellë edhe tek brezat e ardhshëm. Më tej ai tha se ky është një ekuilibër të cilin mbarë bota e ka treguar që është ndër më të vështirit për tu mbajtur prandaj ne duhet ti edukojmë të rinjtë tanë me mendësi të hapur në mënyrë që ata ta marrin bashkëjetesën si një mision që duhet çuar më tej.

“Brezi i ri, studentët e këtij universiteti, studentët e çdo universiteti tjetër në Shqipëri, po ashtu edhe nxënësit e shkollave të mesme, duhet të edukohen me frymën se këtë të mirë, bashkëjetsën ndërmjet feve, ne duhet ta kultivojmë dhe ta mbrojmë në vazhdimsi.

Institucionet e arsimit nëpërmjet punimeve shkencore, apo formave të ndryshme të debatit publik vërtetojnë qartë se ideologjitë që promovojnë çfarëdolloj ekstremizmi janë të dëmshme për shoqërinë”- prfundoi ai.

Ndërsa Ambasadori i Republikës së Francës pasi falenderoi organizatorët për zhvillimin dhe diskutimin e temave të tilla në këto platforma publike, bëri një përmbledhje të faktve të sulmeve terroriste që ndodhën vitin e kaluar në Francë si dhe qëndrimeve që pasuan karshi tyre. Më tej ai theksoi se mes viktimave të terrorizmit kurrsesi nuk mund të ketë të përjashtuar qofshin ata të besimit islam, të krishter, hebre etj. Sulmet terroriste shkaktuan një tronditje sociale, të cilën Franca por edhe bota mbarë nuk e kishte përjetuar më parë.

“Arsyetimi se terrorizmi ka lidhje me besimin islam, se është normale të vrasësh në emër të një feje është një arsyetim tejet i gabuar dhe i papranueshëm për çdokënd, po ashtu mjaft i rrezikshm”- tha ai.

Ndërsa Z. Besnik Mustafaj e quajti të një rëndësie të veçantë trajtimin e temës së këtij paneli, sidomos në përvjetorin e ngjarjeve tragjike që prekën revistën satirike në Francë. Gjithashtu ai tha se çdo shoqëri duhet të marrë masa për ti mbyllur rrugët çdo lloj ekstremizmi dhe nuk mjaftojnë vetëm qarqe të caktuara por duhet kontributi i të gjithëve. Në këtë aspekt shkolla apo universiteti merr një rëndësi të veçantë sidomos në miredukimin e brezave të rinj.

“Parandalimi i ekstremizmit është detyra jonë më e madhe si shoqëri civile, njerëz të shkollës apo të medias sepse ata që janë radikalizuar në atë masë sa janë gati të ndërmarrin veprime të tilla ekstremiste janë dehumanizuar”- përfundoi fjalën e tij Presidenti i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit.

Ndërsa Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Z. Aleksandër Çipa, në fjalën e tij tha se duke goditur dashurinë dhe ndjeshmërinë në fakt goditet graviteti unik i shoqërisë njerëzore, dhe për këtë arsye  elementet dhe strukturat e dhunës godasin aty ku është çështja më delikate më e ndjeshme dhe ne na bie detyra ta rikthejmë këtë ndjeshmëri por për ta bërë këtë duhet të evidentojmë se çfarë dimensionesh reale ka ky rrezik në shoqërinë tonë.

“Ne gjendemi në një situatë ku rreziku nuk lind nga brenda por indulgjohet nga jashtë dhe misionarët e këtyre indulgjencave ne si media duhet që ti evidentojmë, ti raportojmë në mënyrë që të mbrojmë pikërisht këtë trashëgimi e cila është unike”- përfundoi Z. Çipa.

Aktiviteti vazhdoi më tej me diskutime nga pjesëmarrësit rreth aspekteve të shumta të temës.

/Erzen Carja/

 

22 12545952_788119974647758_591938117_o 12562669_788119631314459_1951999256_o DSC_0130 DSC_0152 DSC_0264 DSC_0291 DSC_0319 DSC_0324 DSC_0351 DSC_0382 IMG_0028

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
34°/23°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
36°/22°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
37°/24°
Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
35°/22°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
31°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
34°/17°
Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
37°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
39°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
40°/20°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr