Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Kriza dhe Spiritualiteti”

Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Kriza dhe Spiritualiteti”

Universiteti Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi zhvilloi këtë fundjavë për të dytin vit radhazi këtë konferencën ndërkombëtare “Kriza dhe Spiritualiteti”. Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin “Hëna e Plotë” – Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi, organizuan sot konferencën e dytë ndërkombëtare me temë “Kriza dhe Spiritualiteti”. Marrëdhënia e krizës si

Universiteti Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi zhvilloi këtë fundjavë për të dytin vit radhazi këtë konferencën ndërkombëtare “Kriza dhe Spiritualiteti”.

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin “Hëna e Plotë” – Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi, organizuan sot konferencën e dytë ndërkombëtare me temë “Kriza dhe Spiritualiteti”.

Marrëdhënia e krizës si një koncept mjaft i gjerë me spiritualitetin si një koncept mjaft i rëndësishëm njerëzor ishte tema për të cilën referuan studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Italia, ShBA, Kosova, Maqedonia, Turqia dhe Bosnje Hercegovina.

zanini

“Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të shumë krizave serioze që prekin dimensione të ndryshme të njeriut. Simptomat siç janë, prishja e balancave, humbja e ekuilibrit global, largimi nga vlerat njerëzore, cenimi i paqes sociale dhe falimentimi i jetës ekonomike, janë treguesit njerëzor që na ndihmojnë të përcaktojmë një gjendje krize. Duke qenë se në thelb të çdo krize qëndron njeriu, në gjetjen e rrugëve të zgjidhjes del në pah rëndësia që ka njohja e qenies njerëzore me të gjitha dimensionet. Për ta njohur më mirë njeriun ai duhet të analizohet si një qenie e plotë, me shpirtin dhe ndërgjegjen e tij”, u shpreh në fjalën e tij Prof. Tekineş, kryetari i kësaj konference por njëkohësisht dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Humane.

pohl

Gjithashtu në konferencë referuan Prof. Dr. Francesco Zanini nga Italia dhe Prof. Dr. Jahn Paul nga ShBA.

/Erzen  Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar