Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zhvillohet forumi i dytë finaciar shqiptar

Zhvillohet forumi i dytë finaciar shqiptar

🕔27.03.2014 - 16:01

Dje u zhvillua me dyer të mbyllura Forumi i dytë Financiar Shqiptar në gjashtë sesione, ku u diskutuan sfidat kryesore që kriza ka shtruar për ekonominë dhe sidomos për sistemin financiar shqiptar. CCështjet kryesore u fokusuan mbi gjallërimin  e kredisë dhe uljen e shkallës së kredive me problem.

Të pranishëm në diskutim ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministri i Financave, Ministri i Ekonomisë, drejtues dhe ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, si edhe drejtues të bankave më të rëndësishme tregtare në vend.

Drejtuesit e Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë diskutuan rreth ndryshimeve të rregulloreve të mbikëqyrjes, ndikimin që ato mund të kenë në uljen e kredive me problem dhe  rreth procesit të ekzekutimit dhe likuidimit të kolateralit.

Eksperti i Bankës Qendrore Europiane foli rreth sfidave që do të sjellë për sistemin bankar shqiptar kuadri i ri rregullimit bankar që po adoptojnë vendet e zonës euro.

Ndërsa përfaqësues të bankave diskutuan rreth domosdoshmërisë për ulje të informalitetit dhe përmirësim të sistemit të raportimit financiar të bizneseve, me qëllim rritjen e aksesit në financim.

Ndërkohë drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare diskutuan rreth rëndësisë së zhvillimit të tregut dytësor të titujve dhe në tërësi rreth rritjes së institucioneve financiare jo banka.

/Enkeleda Cami/

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr