Zhiti letër ngushëllmi familjes Borova

Zhiti letër ngushëllmi familjes Borova

Minstri i Kulturës Visazr Zhiti, ka shrehur ngushëllimet e tij me anën e një mesazhi, familjes së aktorit Minella Borova. Zhiti në mesazhin e tij e vlerson dhe e ngre lart figurën e aktorit të mirnjohur duke e cilësuar si një nga emrat më të shquar. “Edhe pse në emigrim në Argjentinë, Minella nuk e

Minstri i Kulturës Visazr Zhiti, ka shrehur ngushëllimet e tij me anën e një mesazhi, familjes së aktorit Minella Borova.

Zhiti në mesazhin e tij e vlerson dhe e ngre lart figurën e aktorit të mirnjohur duke e cilësuar si një nga emrat më të shquar.

“Edhe pse në emigrim në Argjentinë, Minella nuk e ndali pasionin e tij për teatrin  duke bërë të flasë shqip dhe me trupa  teatrore të huaja. Ky aktor nga më të shquarit dhe më origjinalë të skenës  shqiptare, u bë i njohur dhe në botën intelektuale jashtë vendit, dhe për këtë i jemi mirënjohës. Në emrin tim dhe të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shprehim ngushëllimet për të qenë më pranë njeri-tjetrit”, tha Zhiti.

Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të 1947, kreu studimet e larta për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1969. Më pas ka punuar edhe si pedagog pranë këtij universiteti, ndërsa gjatë viteve që jetoi në Argjentinë shërbeu edhe si diplomat i Shqipërisë atje.

Borova njihet për rolet e tij kinematografike në filma si “Pylli i Lirisë”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në Pranverë”, “Shoku ynë Tili” etj. Ai ka pasur role kryesore në mbi 13 filma. Ndër rolet kryesore të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, 1970; Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, 1972; Stenli Kor tek “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972; mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, 1974; hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, 1978; Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit, 1984; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës, 1986 etj.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar