Zhduket 20-vjeçarja, dyshime për trafikim

Zhduket 20-vjeçarja, dyshime për trafikim

Një 20 vjeçare nga Tirana është shpallur e zhdukur prej pesë ditësh. E reja me iniciale I.H. ka humbur kontaktet me familjarët që prej datës 31 korrik. Prindërit e vajzës kur nuk kanë marrë asnjë njoftim për vendndodhjen e saj, i janë drejtuar Zyrës së Antitrafiqeve në Policinë e Tiranës. Nga verifikimet e deritanishme të

Një 20 vjeçare nga Tirana është shpallur e zhdukur prej pesë ditësh. E reja me iniciale I.H. ka humbur kontaktet me familjarët që prej datës 31 korrik.

Prindërit e vajzës kur nuk kanë marrë asnjë njoftim për vendndodhjen e saj, i janë drejtuar Zyrës së Antitrafiqeve në Policinë e Tiranës. Nga verifikimet e deritanishme të polisisë rezulton se vajza ka kaluar kufirin disa ditë më parë për në Itali.

Prindërit e vajzës, nga Puka por me vendbanim në Paskuqan, dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë bërë objekt i trafikimit të qenieve njerëzore.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar