Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ka shprehur optimizmin e tij për të ardhmen europiane të Kosovës. Ai ka thënë se procesi evropian është instrument i madh për ndërmjetësim paqësor mes Prishtinës e Beogradit. “Te të dy palët ekzistojnë frustrime të mëdha dhe kurrë nuk do ta dini se çfarë do të provokojë
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ka shprehur optimizmin e tij për të ardhmen europiane të Kosovës. Ai ka thënë se procesi evropian është instrument i madh për ndërmjetësim paqësor mes Prishtinës e Beogradit.
“Te të dy palët ekzistojnë frustrime të mëdha dhe kurrë nuk do ta dini se çfarë do të provokojë konflikti i madh”, ka thënë Zhbogar duke paraqitur raportin për Kosovën në Këshillin e Jashtëm të Parlamentit slloven.
Sipas Zhbogarit, përparimi në situatën e brendshme të Kosovës është i dukshëm, Brukseli ka dëshirë që të ecë më shpejt edhe pse ka akoma kundërthënie.
Përfaqësuesi special i BE-së ka konfirmuar se të gjitha investimet e mëdha në Kosovë kanë ardhur nga Turqia. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të vendoset këshilli i investitorëve evropian dhe mbikëqyrja e gjyqeve tregtare të Kosovës për të lehtësuar investimin nga vendet e BE.
Sipas tij,sapo të përmirësohet sundimi i ligjit edhe investimet evropiane do të do të rriten, pasi edhe SHBA e përkrah rolin e BE-së në Kosovë.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *